75 Mall Live Search
19:26 / E Diele, 24 Prill 2022 / C E

Liverpooli nuk gabon, ia “rezervon” Lampardit “biletën” për Championship

Liverpooli ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin e Premierligës.

Skuadra e Klopp ka mposhtur rivalin lokal, Evertonin me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 34-të.

Pjesa e parë dhuroi një lojë me pak aksione ku edhe nuk arriti të shënoj asnjëra skuadër.

Në pjesën e dytë Liverpooli ishte më kërkues dhe dy zëvendësime të Klopp ishin vendimtare.

Origi dhe Diaz u inkuadruan në minutën e 60-të dhe ndryshuan rrjedhën e lojës.

Goli i parë erdhi në minutën e 62-të ku Robertson kaloi Liverpoolin në epërsi.

Golin e dytë e shënoi Origi në minutën e 85-të pas një asistimi të Diaz.

Me këtë fitore, Liverpooli mbetet në vendin e dytë me 79 pikë, një më pak se Manchester City që kryeson tabelën. /IndeksOnline/