09:22 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / Blerim

Liverpooli nuk ka interes për Shaqirin, e nxjerr në shitje!

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë, kjo pasi Klopp nuk po llogaritë më në shërbimet e tij.

Mediat angleze kanë raportuar se “Reds” synojnë të përfitojnë 15 milionë euro nga shitja e tij dhe të inevstojnë në reparte të tjera, shkruan IndeksOnline

Kosovari këtë sezon ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje, dy në Ligën e Kapionëve, dy në Premierligë dhe një në kuadër të Kupës së Anglisë.

Kështu, skuadrat që interesohen për të janë Fulham dhe Newcastel United, por uk përjashtohet mundësia që ai t’i bashkohet njërës nga skuadrat si Galatasaray, Sevilla apo Dortmund.