10:10 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / A. A

Liverpooli përballet me humbje 150 milionë funte, nëse dështon të kualifikohet në Champions

Liverpooli mund të humb 150 milionë funta nëse nuk arrinë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Eksperti financiar i futbollit, Kieran Maguire thotë se kostoja financiare do të jetë shumë më e madhe në rast të moskualifikimit se sa nëse dështon të shpallet kampion në Angli.

“Varësisht se sa lartë mund të shkojë në Champions, Liverpooli pritet të humb 40 deri në 150 milionë funte nëse mbetet jashtë. Diferenca në Premier Ligë mes përfundit si kampion dhe vendin e dytë është vetëm dy milionë funte” deklaroi Maguire.

Pas humbjes nga Leicesteri, Liverpooli është në vendin e 4-të në Premier Ligë, por sot mund të dal nga zona e Ligës së Kampionëve nëse fiton Chelsea apo West Hami.

/Indeksonline/