21:51 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Liverpooli po e “shkel” me lojë Arsenalin, rezultat i ngushtë pas 45 minutave

Ka mbaruar pjesa e parë e ndeshjes Liverpool-Arsenal. “The Reds” po shënon fitore me rezultat 2:1 kundër “Topçinjve”.

Të parët që shënuan ishin londinezët. Lacazette në minutën e 25-të shfrytëzoj një gabim të mbrojtjes së Liverpool, për ta kaluar në epërsi Arsenalin, transmeton Indeksonline.

Por, “The Reds”, arritën shpejtë ta kthejnë rezultatin. Fillimisht Mane në minutën e 28-të e barazoj rezultatin. Pastaj, Robertson në minutën e 34-të e kaloj në epërsi Liverpoolin.

Në 45 minutat e para, Liverpool pati paraqitje më të mirë dhe pati më shumë nga loja./Indeksonline/