75 Mall Live Search
15:18 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / L A

Liverpooli publikon listën për ndeshjen ndaj Galatasarayt, përsëri mungon Chiesa

Liverpooli do të zhvillojë këtë javë ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

“Reds”, do të udhëtojnë drejt Stambollit ku do të përballet ndaj Galatasarayt.

Kampioni anglez, madje ka publikuar edhe listën e lojtarëve.

Befasia më e madhe është mosftesa e italianit, Federico Chiesa i cili po kalon në një superformë për momentin.

Chiesa, së fundi kishte hyrë në listën e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, ku zëvëndësoi bashkëkombasin e tij, Giovanni Leoni.

Kjo është lista e plotë:

Alisson, Gomez, Endo, Van Dijk, Konate, Kerkez, Wirtz, Szoboszlai, Isak, Mac Allister, Salah, Bradley, Jones, Gakpo, Ekitike, Mamardashvili, Robertson, Ëoodman, Frimpong, Gravenberch, Ngumoha.

Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/