Liverpooli rikthehet te fitorja por mbetet shumë poshtë

Pas dy humbjesh radhazi, Liverpooli është rikthyer te fitorja.
Reds kanë mposhtur si mysafir Tottenhamin me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së 15-të të Premierligës, shkruan Indeksonline.
Liverpooli të dy golat i shënoi në pjesën e parë me anë të Mohamed Salah në minutën e 11-të dhe 40-të.
Tottenham golin e vetëm e shënoi Harry Kane në minutën e 70-të.
Me këtë fitore, Liverpooli është në vendin e tetë me 19 pikë derisa Tottenhami e katërta me 26 pikë. /IndeksOnline/