75 Mall Live Search
10:24 / E Hënë, 10 Mars 2025 / L A

Liverpooli rikthen Adidasin në fanellë, arrihet marrëveshja shumëvjeçare

Liverpooli do të ndryshojë sponzorin e fanellave nga sezoni i ardhshëm.

“Reds”, do të rikthejë si partner zyrtar të klubit kompaninë e njohur gjermane të veshjeve “Adidas”.

Kompleti adidas është sinonim i suksesit në LFC dhe konsiderohet ndër shiritat më të pëlqyer botërisht me seksione të mëdha të mbështetësve.

Të dyja palët kanë arritur një marrëveshje 15-vjeçare që do të hyjë në fuqi nga 1 gusht.

Liverpooli, kishte edhe më parë Adidasin në fanellë gjatë periudhës së viteve 2006-2012, ku më pas e zëvëndësuan me Ëarrior, Neë Balance dhe së fundi me Nike./IndeksOnline/