75 Mall Live Search
23:29 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Liverpooli rrezikon titullin, skuadrat e Premierligës nuk po merren vesh në mes vete

Sezoni i Premierligës do të anulohet totalisht nëse klubet nuk bien dakord që ndeshjet të zhvillohen në terrene neutrale.

Kjo është një aktgjykimi i Richard Bevan, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Menaxherëve të Lidhjes, shkruan Indeksonline.

Gjashtë skuadra, përfshirë edhe Brighton janë kundër që ndeshjet e tyre t’i zhvillojnë jashtë stadiumit.

Nëse kampionati do të anulohet, skuadra më e dëmtuar padyshim do të ishte Liverpooli që është vetëm dy ndeshje larg titullit.

Dhimbjen e shton edhe më shumë fakti se këtë titull Reds janë duke e kërkuar për tre dekada me radhë.

Klopp dhe skuadra e tij duhet të shpresojnë që skuadrat të merren vesh për stadiumet, përndryshe rrezikojnë që sezoni të anulohet. /IndeksOnline/