Liverpooli shkruan historinë, arrihet fitorja më e thellë në tokën italiane

E marta mbrëma ishte e zezë për skuadrën italiane Atalanta në Ligën e Kampionëve.
Brenda 38 minutave ata pësuan 5 gola në shtëpinë e tyre nga Liverpooli.
Në këtë mënyrë “The Reds” shkruajti historinë duke regjistruar fitoren më të thellë ndonjëherë të ekipeve angleze në Itali, shkruan Indeksonline.
Ekipi i Jurgen Klopp prinë grupin pas 3 ndeshjeve me 9 pikë, Ajaxi është i dyti me 4 sa ka edhe Atalanta ndërsa i fundit është Midtjylland pa pikë.
/Indeksonline/