09:25 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Liverpooli shpreh interesim në yllin e Bayernit

Gjiganti anglez, Liverpool si duket ka filluar qysh tani për të planifikuar përforcimin e skuadrës në merkaton e ardhshme verore.

Siç raportohet nga “Daily Express”, Liverpooli thuhet se ka shprehur interesim për të bërë një lëvizje për yllin e Bayern Munichut, Jamal Musiala.

Besohet se “Të Kuqtë” janë ndër klubet e shumta që janë të interesuar në mesfushorin ofensiv, por thuhet se Bayerni e konsideron të paprekshëm 19 vjeçarin, përcjell KosovaPress.

Jamal Musiala ka arritur të bëjë 90 paraqitje në të gjitha garat për Bayern Munichun, duke regjistruar 22 gola dhe 13 paraqitje mbi emrin e tij.