Liverpooli siguron edhe një blerje, nënshkruan me mbrojtësin e krahut

Liverpooli ka arritur marrëveshje me Aberdeen për blerjen e mbrojtësit të krahut të djatht, Calvin Ramsay. Mbrojtësi i talentuar do ti kushtojë 6 milionë euro skuadrës angleze.
Ramsay do të jetë alternativë e Trent Arnold te Liverpooli.

Skocezi do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2027, pasi ra dakord për kushtet personale një javë më parë.
18 vjeçari ka bërë nëntë asiste sivjet në Skoci duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave angleze me paraqitjet e tij./Indeksonline/