75 Mall Live Search
09:21 / E Hënë, 19 Maj 2025 / L K

Liverpooli sot pritet t’i kryejë dy blerjet “boom” të krahut

Mbrojtësi më i mirë i krahut në Bundesliga, Jeremie Frimpong pritet të zyrtarizohet sot si futbollist i ri i Liverpoolit.

Mbrojtësi i Leverkusenit do t’i kushtojë 38 milionë euro kampionit të Premierligës.

Skuadra e Slot-it sot po zhvillon bisedime intensive për blerjen e një tjetër mbrojtësit të krahut.

Kerkez i Bournemouth është në bisedime të avansuara me skuadrën e madhe angleze. Kerkez është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Premierligë këtë edicion./Indeksonline/