75 Mall Live Search
09:41 / E Premte, 13 Mars 2026 / KV

Liverpooli synon Camavingan, Real Madridi vendos çmimin 50 milionë euro

Liverpooli ka shtuar interesimin për mesfushorin francez Eduardo Camavinga, ndërsa e ardhmja e tij te Real Madridi nuk duket më aq e sigurt.

Klubi anglez e monitoron prej kohësh lojtarin dhe trajneri Arne Slot kërkon përforcime në mesfushë që sjellin energji fizike dhe cilësi teknike.

Sipas raportimeve, Real Madridi, nuk pranon të negociojë për më pak se 50 milionë euro për kartonin e tij. Edhe pse këtë sezon ka statistika modeste, vlera e Camavingas mbetet e lartë për shkak të moshës dhe potencialit.

Në media është përfolur edhe një shkëmbim i mundshëm me Dominik Szoboszlai-n, por Liverpooli ka refuzuar çdo ide që përfshin largimin e mesfushorit hungarez.