75 Mall Live Search
19:35 / E Diele, 25 Dhjetor 2022 / AR

Liverpooli synon transferimin e Skriniarit

Liverpooli është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Skriniar, do të jetë lojtar i lirë në verën e vitit 2023, pasi do t’i skadojë kontrata me Interin.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar i Sllovakisë do të jetë i lirë të negociojë marrëveshje para-kontrate me klubet nga janari e tutje, nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re me Interin.

Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se është interesuar për mbrojtësin e klubit italian.