75 Mall Live Search
12:39 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Liverpooli tani është pa mbrojtje, lëndohet edhe Robertson

Skuadra e Liverpoolit po përjeton një krizë të vërtetë në mbrojtje, pasi që edhe Robertson është lënduar në ndeshjen ndaj Serbisë në kuadër të finales në Ligën e Kombeve.

Pa, Van Dijk, Arnold, Gomez, Matip dhe Fabinho skuadra e Liverpoolit do të mundohet t’i zhvillojë ndeshjet e ardhshme në Premierligë, shkruan IndeksOnline

Pra, mbrojtësit e skuadrës së parë të “The Reds”, nuk do të mund ta ndihmojë ekipine e tyre.

Media në Angli, raportojnë se Robertson ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe se do të jetë në dyshim të paraqitet me Skocinë sot ndaj Sllovakisë./IndeksOnline/