22:52 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

Liverpooli te shpija, Real Madridi ‘arrë’ e fortë për ‘The Reds’

Skuadra e Liverpoolit është eliminuar në çerekfinale të UEFA Champions League.

Klubi ‘The Reds’ barazoi 0 me 0 ndaj Real Madridit në ‘Anfield’ – por fitorja 3 me 1 në shtëpi të klubit spanjoll, bëri që ekipi i Zinedine Zidanes të kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Jurgen Klopp pati shumë raste gjatë dy pjesëve, por nuk arriti të shënonte. Madje në pjesën e parë, Momo Salah pati një rast të 100 për qind, por nuk arriti ta konkretizonte me gol.

Në gjysmëfinale, Real Madrid do të takohet me klubin tjetër nga Anglia, Chelsea FC./IndeksOnline/