75 Mall Live Search
22:00 / E Enjte, 28 Janar 2021 / A. A

Liverpooli thyen mallkimin, shënon gol pas 482 minutash

Liverpooli në javët e fundit kaloi krizën më të madhe, prej se drejtohet nga trajneri Jurgen Klopp.

‘Të kuqtë’ kishin mbyllur 4 ndeshjet e kaluara pa shënuar gol.

Roberto Firmino e mbylli këtë seri negative prej 486 minutash, duke shënuar gol kundër Tottenhamit, shkruan Indeksonline.

Para kësaj, golin e fundit për Liverpoolin në Premier Ligë e kishte realizuar Sadio Mane më 27 dhjetor kundër West Bromwich Albion.

/Indeksonline/