75 Mall Live Search
10:13 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Liverpooli tregon vendimin e gjykatës për Elliott, kaq para detyrohet t’ia dhurojë Fulhamit

Skuadra e Liverpoolit është detyruar t’ia paguajë Fulhamit 1.5 milionë funta kompensim, plus 2.8 milionë funte të varura në performancat e mira të lojtarit.

Klubi i Liverpoolit dhe ai i Fulhamit dje dolën para gjyqit për çështjen e lojtarit, Harvey Elliott, shkruan IndeksOnline.

Gjykata ka vendosur që Liverpooli t’ia paguajë Fulhamit shumën prej afro 4 milionë funtesh.

“Klubi i Liverpoolit respekton vendimin e procesit të drejtë të PFCC”-së, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se ‘The Reds’ transferuan Elliottin gjatë vitit 2019, por s’kishin rënë dakord për çmimin. Liverpooli atë kohë dhuroi vetëm 750 mijë euro, kurse Fulhami kërkonte 8 milionë euro./IndeksOnline/