75 Mall Live Search
10:54 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / A. A

Liverpooli vihet pas Sergio Ramosit/ E konfirmon gazetari i afërt me klubin

Në fund të këtij sezoni, skadon kontrata mes Real Madridit dhe mbrojtësit Sergio Ramos.

Dy palët ende nuk kanë gjetur pajtim për të vazhduar bashkëpunimin dhe me shumë gjasë ky do të jetë sezoni i fundit për kapitenin në Santiago Bernabeu, transmeton Indeksonline.

Gazetari i njohur anglez, James Pearce, që cilësohet si një prej burimeve më të sigurta afër Liverpoolit, ka thënë se kampioni anglez është i interesuar që të transferojë Ramosin në afatin kalimtar të Janarit.

Liverpooli ka shumë problem në mbrojtje, sidomos në qendër ku Virgil van Dijk pritet të mungojë më së paku 6 muaj pasi ka lënduar rëndë gjurin e këmbës.

/Indeksonline/