75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 05 Maj 2022 / B O

Liverpooli zbulon fanelat e reja për edicionin 2022-2023

Liverpool ka zbuluar fanellën e tyre si vendas për sezonin 2022/23. Fanelat kanë një dizajn ndryshe tek emri dhe numri i lojtarëve.

Me të kuqe klasike, “Nike” është përkujdesur për një fanelë të veçantë për finalistët e Ligës së Kampionëve.

70 milionë euro në sezon është marrëveshja që Reds ka me gjigantin e veshmbathjeve sportive.

Liverpooli shpreson që të shtojë stemat e arta në fanelën e ardhshme në rast se do të fitojnë Ligën e Kampionëve për herë të shtatë në histori të klubit./Indeksonline/