75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Liverpooli zgjedh golin e muajit, dominon Salah

Tifozët e Liverpoolit kanë votuar për golin më të mirë të muajit dhjetor.

Ata e kanë votuar golin e Salah kundër Bournemouth si më të mirin e muajit.

Realizimi kundër Napolit ishte në vendin e dytë, “sllalomi” i Firminos kundër Arsenalit në vendin e tretë.

Goli i paharrueshëm i Divock Origi në derbin e Merseyside ishte i katërti, dhe i dyti i Salahut në Bournemouth erdhi i pesti./IndeksOnline/