75 Mall Live Search
22:54 / E Hënë, 17 Prill 2023 / C E

Liverpooli “zgjohet nga gjumi”, shfryhet me Leedsin

Liverpooli ka gjetur fitoren pas katër ndeshjeve negative.

Reds kanë mposhtur Leedsin me rezultat 1-6 në ndeshjen e javës së 31-të të Premierligës.

Golat për Liverpoolin i shënuan Gakpo (’35), dy Salah (‘39&’64), dy Diego Jota (‘52&’74) dhe Nunez (’90).

Golin e vetëm për Leeds e shënoi Sinisterra në minutën e 47-të.

Me këtë fitore, Liverpooli është në vendin e tetë me 47 pikë derisa Leeds në vendin e 16-të me 29 pikë. /IndeksOnline/