75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 13 Korrik 2025 / L A

Liverpooli zhvillon ndeshjen e parë parasezonale, por mungon Wirtz

Liverpooli do të zhvillojë ndeshjen e tyre të parë që nga vdekja e Diogo Jotës.

Ata do të përballen ndaj skuadrës së Preston North End, ku shihet edhe si lloj prove për yjet e reja të skuadrës.

Por një emër në veçanti mungon në këtë skuadër, ai i Florian Wirtz i cili nuk është ftuar nga trajneri Arne Slot, madje as në bankën rezervë.

Ndeshja do të zhvillohet pas pak çastesh, në orën 16:00 në stadiumin “Deepdale”./IndeksOnline/