Liverpooli “zot në futboll”, Leicesteri vuajti sot boll
Liverpooli sot i ka treguar Leicesterit se pse është skuadër kaq e frikshme sot në futbollin evropian dhe lidere në Premierligë.
Përveq që skuadra e Klopp arriti të shënoj katër gola mjaftë të bukur po ashtu bëri që skuadra e Leicesterit të mos ketë as një gjuajte në drejtim të portës së Liverpoolit.
Ishte Firmino ai që e hapi serinë e golave për Liverpoolin në minutën e 31’ pas një asistimi mahnitës nga Arnold.
Por pjesa e dytë ishte një çmenduri e vërtetë, Liverpooli arriti t’i shënoj tri gola mbrenda 7 minutave.
Milner ishte i saktë nga penaltia në minutën e 71’, Firmino po ashtu shënoi prap në minutën e 74’ dhe vulën kësaj fitore ia dha Alexander-Arnold në minutën e 78’.
Me këto katër gola Liverpooli i arriti edhe tri pikë tjera duke ‘ecur’ kështu krenare drejt titullit të Premier Ligës pasi që ka arritur t’i grumbulloj 52 pikë, pra 12 pikë larg pozitës së dytë në të cilën është Leicesteri dhe 14 pikë larg Manchester City, të cilët e kanë një ndeshje më pak por po ashtu edhe Liverpool e ka një ndeshje më pak./Indeksonline/.