75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 17 Maj 2024 / L K

Liverpooli zyrtarizon edhe largimin e Alcantaras

Pas Joel Matipit, Liverpooli ka zyrtarizuar edhe largimin e Thiago Alcantaras. Koha e Thiago Alcantaras me Liverpoolin do të përfundojë këtë verë pas skadimit të kontratës së tij.

Mesfushori spanjoll i jep lamtumirën Anfieldit pas katër sezonesh, gjatë të cilave ai bëri 98 paraqitje dhe shënoi gjashtë gola.

“E di që lëndimet kanë qenë një zhgënjim për të dhe gjithashtu për ne, por niveli në të cilin ai ishte në gjendje të luante kur ishte në dispozicion ishte i jashtëzakonshëm. Kjo është ajo që unë do ta mbaj mend. Një artist i lojës që do të pikturojë ndonjëherë pikturat më të bukura”, ka thënë Kloppi për Alcantaran./Indeksonline/