17:58 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / Blerim

Liverpoolin e shpëton Arnold, ‘The Reds’ futen në top-4

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar një fitore të madhe në xhiron e 31-të të Premierligës.

‘The Reds’ mposhtën 2 me 1 ekipin e Aston Villas në ‘Anfield’, shkruan IndeksOnline

Klubi i Jurgen Kloppit pa vetën në disavantazh në minutën e 43’të, me golin e shënuar nga sulmuesi, Ollie Watkins.

Në pjesën e dytë, skuadra e Liverpoolit arriti ta barazonte rezultatin me anë të Momo Salah në minutën e 57’të.

Golin e fitores për ekipin e ‘The Reds’ e shënoi mbrojtësi anësor, Trent Alexander-Arnold në minutën e 92’të.

Me këtë fitore, Liverpool ngritët në pozitën e katërt me 52 pikë, aq sa ka edhe West Ham./IndeksOnline/