75 Mall Live Search
17:34 / E Diele, 13 Prill 2025 / G T

Liverpoolin edhe dy ndeshje e ndajnë nga titulli, mund ta festojë në “Anfield” gjatë këtij muaji?

Skuadra e Liverpoolit sot shënoi fitore 2:1 ndaj West Ham Unitedit, e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

Kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund, dhe “The Reds” titullin kampion mund ta fitojë gjatë këtij muaji, shkruan Indeksonline

Në rast se fiton ndaj Leicester Cityt më 20 prill dhe në “Anfield” më 27 prill fiton ndaj Tottenham Hotspur, mund ta festojë edhe matematikisht titullin kampion të këtij sezoni në Premier League.

Liverpooli është në eprësi prej 13 pikësh ndaj vendit të dytë, Arsenalit (63)./Indeksonline/