Liverpoolit i lëndohet edhe Diogo Jota!

Media në Angli bëjnë të ditur se Liverpoolit i është lënduar edhe sulmuesi tjetër, Diogo Jota.
Thuhet se Jota ka pësuar një lëndim në gju në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Midtjylland.
Kështu, sulmuesi portugez mund ta humbas ndeshjen ndaj Fulhamit në fundjavë, shkruan IndeksOnline
‘Reds’ udhëtojnë në Londër këtë fundjavë në Premierligë dhe Jurgen Klopp do të kërkojë të emërojë një skuadër sa më të fortë të jetë e mundur për këtë.
Sidoqoftë, Klopp do të jetë pa mbështetjen e Jotas në këtë ndeshje.