75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 13 Janar 2025 / L K

Liverpoolit i vjen një ofertë marramendëse për Nunez-in

Në adresë të Liverpoolit raportohet se ka arritur një mega ofertë për Darwin Nunez-in. Skuadra saudite, Al Hilal ka ofruar pagë prej 400 mijë funtesh në javë për Nunez-in.

Paga e tij aktualisht te Liverpooli është 140 mijë funte në javë.

Al Hilal është e gatshme të ofrojë rreth 60 milionë euro për uruguajanin, para që llogaritet se janë të mjaftueshme për të siguruar shërbimet e tij.

Në rast se Liverpooli vendos largimin e Nunez-it, Slot duhet të gjejë patjetër një zëvëndësues në afatin e janarit./Indeksonline/