Liverpoolit nuk ia do kur referon Skomina, ka humbur 4 nga 5 ndeshjet
Damir Skomina është emëruar gjyqtar për finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Tottenham.
Ky gjyqtar nuk ka qenë aspak i përshtatshëm për Reds sa herë ka drejtuar një ndeshje të tyre.
Liverpool ka humbur katër nga pesë ndeshjet që i ka drejtuar Skomina, shkruan Indeksonline.
Liverpool 1-2 Fiorentina (09/12/2009)
Besiktas 2-1 Liverpool (26/02/2015)
Villarreal 1-0 Liverpool (28/04/2016)
Roma 4-2 Liverpool (02/05/2018)
Liverpool 1-0 Napoli (11/12/2018)
Liverpool do të mundohet ta thyej këtë mallkim dhe të fitoj një trofe për të shpëtuar një nga sezonet më të suksesshme por që nuk ka dhënë frute ende. /IndeksOnline/