Liverpuli arrin marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit austriak
Liverpuli është aktivizuar në tregun e transferimeve, ku synon përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, ”Reds” ka arritur marrëveshje me Austria Viena, për transferimin e qëndermbrojtësit të talentuar, Ifeanyi Ndukwe, shkruan IndeksOnline.
17-vjeçari do të bashkohet me skuadrën e Liverpulit gjatë verës së vitit 2026.
Marrëveshja do të hyj në fuqi, nga muaji korrik, derisa Austria Wien e pranoi propozimin e Liverpulit./IndeksOnline/

