75 Mall Live Search
23:12 / E Martë, 21 Janar 2025 / Gj. Sh

Liverpuli e Barcelona shënojnë fitoret e radhës në Champions, këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve

Ndeshjet e Champions League dhuruan emocione. Barcelona mund Benficën 4-5, në një sfidë që nuk këshillohet për njerëz që kanë probleme me zemrën.

Për të fituar këtë takim, katalanasve iu desh që të realizonin 3 gola në fund.

Liverpool kualifikohet në fazën tjetër, pas fitores 2-1 ndaj Lille. Juventus barazoi pa gola ndaj Brugge, në një sfidë ku të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme në prapavijë. Bologna përmbysi 2-1 Dortmund, me verdhezinjtë që vijojnë të mos jenë në formë. Atletico mundi 2-1 Leverkusen, ndërsa Zvezda-PSV përfundoi 2-3.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve: