15:34 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Liverpuli fiton me përmbysje ndaj Crystel Palace, merr kryesimin e Premierligës

Liverpuli është lider i ri i Premierligës angleze.

Skuadra e Jurgen Klopp, sot shënoi fitore si mysafire e Crystal Palace, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Vëndasit ishin të parët që kaluan në epërsi, me golin e Jean Mateta, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 57-të.

Crystal palace mbeti me një lojtar më pak, pasi Jordan Ayew u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 75-të.

Këtë epërsi numerike e shfrytëzoi për mrekulli Liverpuli, ku barazoi rezultatin vëm pas një minute, me golin e Mohamed Salah.

Fitoren ‘redsave’ ia siguroi Harvey Elliot, i cili realizoi në minutën 90+1.

Liverpuli me këtë fitore merr përkohësisht kryesimin e tabelës me 37 pikë, një më shumë se Arsenali, e cila nga ora 18:30 luan kundër Aston Villës.

Në anën tjetër, Crystal Palace renditet në vendin e 14-të me 16 pikë./IndeksOnline/