75 Mall Live Search
23:02 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / Gj. Sh

Liverpuli fiton minimalisht ndaj Fulhamit, shpreson për Top 4

Liverpuli ka marrë tre pikë të vlefshme.

Redsat fituan në shtëpi ndaj Fulhamit me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Mohamed Salah nga penalltia në minutën e 39-të.

Me këtë fitore Liverpuli është ngritur në vendin e pestë në tabelë me 59 pikë katër më pak se Manchester United që ndodhet në vendin e katërt.

Në anën tjetër Fulham renditet në pozitën e 10-të me 45 pikë./IndeksOnline/