75 Mall Live Search
15:41 / E Diele, 25 Qershor 2023 / Gj. Sh

Liverpuli futet në garë me United dhe Chelsean për shërbimet e Osimhen

Liverpool, Chelsea dhe Manchester United kanë caktuar bisedime me kampin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen, sipas Sacha Tavolierit.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dëshiron hiç më pak se 150 milionë euro për yllin nigerian, Osimhen.

“Javën e ardhshme do të qartësohen qëllimet e të tre klubeve në garë”, tha gazetari Tavolieri.

Po ashtu, për Osimhen i interesuar është edhe Bayerni, por që sulmuesi i Napolit preferon kalimin në Premierligë.

Osimhen shënoi 31 gola për Napolin në të gjitha garat në sezonin që e lamë pas, përfshirë këtu edhe 26 gola të shënuar në Serie A.