75 Mall Live Search
22:41 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Gj Sh

Liverpuli futet në krizë më të thellë, Crystal Palace e eliminon nga EFL Cup

Liverpuli po vazhdon me krizë rezultatesh, ku sonte janë eliminuar nga EFL Cup.

Kampioni i Anglisë u mposht nga Crystal Palace në 1/8 e finales, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Ismaila Sarr heshti stadiumin ”Anfield”, duke shënuar dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë, në minutat 41′ dhe 45′.

Golin e fundit e shënoi Yeremy Pino, në minutën e 88-të./IndeksOnline/