75 Mall Live Search
22:52 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Liverpuli lider i Ligës së Kampionëve, “mbretërit” largohen kokë ulur nga “Anfierld”

Liverpuli nuk di për humbje këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Djelmoshat e udhëhequr nga Arne Slot, shënuan fitoren e pestë radhazi, duke e mposhtur Real Madridin në “Anfield”, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Alexis Mac Allister shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 52-të.

Fitoren e Liverpuli e volosi goli i Cody Gakpos në minutën e 76-të.

Vlen të përmendet se Kylian Mbappe e Mohamed Salah kanë dështuar të shënonin nga penalltia.

Liverpuli është lider në tabelën e Ligës së Kampionëve me bilanc 100% fitore, me 15 pikë.

Në anën tjetër, Real Madrid ka 6 pikë nga pesë ndeshje./IndeksOnline/