Liverpuli me fitore bindëse ndaj Marseille
Skuadra e Liverpulit ka shënuar fitoren e radhës në Champions League.
”Reds” mposhtën skuadrën e Marseille në udhëtim, me rezultat bindës, 3-0, shkruan IndeksOnline.
Dominik Szoboszlai me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën 45+1, i dha epërsinë Liverpulit.
Një autogol nga Geronimo Rulli dyfishoi rezultatin në minutën e 72-të, derisa Cody Gakpo vulosi fitoren në 90+3
Liverpul tashmë ka 15 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, derisa Marseille me 9 pikë renditet në vendin e 19-të./IndeksOnline/

