75 Mall Live Search
15:13 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / Gj. Sh

Liverpuli me fitore komode ndaj Accringtonit në FA Cup

Liverpuli ka kaluar pa problem në 1/16 e FA Cup.

”The Reds” ka shënuar fitore bindëse ndaj Accringtonit, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Diogo Jota hapi serin e golave në minutën e 29-të.

Pak para fundit të pjesës së parë, TrentAlexander Arnold dyfishoi rezultatin.

I riu Jayed Danns shënoi golin e parë me fanellën e Liverpulit, në minutën e 76-të.

Golin e parë gjithashtu e shënoi edhe Federico Chiesa, në minutën e 90-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-0./IndeksOnline/