75 Mall Live Search
23:11 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Liverpuli me hapa të sigurt drejt titullit, fiton edhe ndaj Newcastle

Liverpuli po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot ka marr tre pikë të reja, duke shënuar fitore në “Anfield” ndaj Newcastle United, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Dominik Szoboszlai i dha epërsinë ”Redsave” në minutën e 11-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Golin e sigurisë e shënoi Alexis Mac Allister, në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, Liverpuli si lider i Premierligës shkon në kuotën e 67 pikëve pas 28 ndeshjeve të zhvilluara, me një diferencë prej 13 pikëve para Arsenalit.

Në anën tjetër, Newcastle renditet në vendin e gjashtë, me 44 pikë të grmbulluara./IndeksOnline/