Liverpuli mposht me rezultat të thellë Milanin në miqësoren e luksit, por në fund ndodh diçka e çuditshme

Dy gjigantët evropian, Liverpul dhe Milan, sot kanë zhvilluar një miqësore luksi në Dubai.
Skuadra angleze ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.
Liverpuli kishte epërsin qysh nga minuta e 5-të, kur Salah shënoi për 1-0.
Milani barazoi rezultatin me Saelemakers në minutën e 29-të, por Alcantara riktheu epërsinë në minutën e 41-të.
Në pjesën e dytë Liverpuli arriti të shënoj edhe dy gola të tjerë me Darwin Nunez në minutat 82 dhe 89-të.
Por edhe pse Liverpuli fitoi me rezultat të thellë, në ndeshje ndodhi edhi diçka e pazakontë.
Pas 90 minutave lojë u ekzekutuan edhe penalltitë, aty ku Milani fitoi me rezultat 4-3./IndeksOnline/