Liverpuli mposht Southamptonin, mbetet në hap me skuadrat tjera për garat evropiane

Liverpuli ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë.
”The Reds” mposhtën në Anfieln skuadrën e Southamptonit me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Ishte minuta e 6-të kur Roberto Firmino kaloi Liverpulin në epërsi.
Gëzimi i tyre zgjati vetë tre minuta pasi Che Adams barazoi shifrat në 1-1.
Në vazhdim vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë.
Të dy golat u shënuan nga sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez në minutat 21 dhe 42.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati gola të tjerë dhe rezultati në fund të ndeshjes ishte 3-1.
Me këtë fitore Liverpuli renditet në vendin e gjashtë me 22 pikë duke mbetur në hap me skuadrat tjera për një vend në garat evropiane.
Në anën tjetër Southamtoni renditet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 12 pikë./IndeksOnline/