75 Mall Live Search
22:54 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Gj Sh

Liverpuli për marre, PSV e bën për ”kryp e kep” midis Anfieldit

PSV ka shkaktuar surprizën e madhe të mbrëmjes në Champions League.

Skuadra holandeze e mposhti Liverpulin me rezultat bindës 4–1 në Anfield, në një ndeshje ku vendasit u dukën të pafuqishëm, shkruan IndeksOnline.

PSV kaloi në epërsi që në minutën e 6-të, kur Perisic realizoi nga penalltia.

Liverpool reagoi shpejt dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 16-të përmes Szoboszlait.

Në pjesën e dytë, PSV shpërtheu plotësisht. duke shënuar edhe tre gola.

Guus Til riktheu epërsinë e holandezve në minutën e 56-të.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Couhaib Driouech, në minutat 73′ dhe 90+1.

Me këtë fitore PSV arrin në kuotën e 8 pikëve, një më pak se Liverpuli./IndeksOnline/