75 Mall Live Search
22:59 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / Gj. Sh

Liverpuli përmbys Leicesterin, Chelsea mposht Brightonin dhe kalojnë tutje në EFL Cup

Liverpuli dhe Chelsea kanë kaluar në fazën e 1/8 së finales së EFL Cup.

Redsat kanë kaluar tutje, pasi sonte fituan me përmbysje ndaj Leicesterit me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

McAteer kaloi Leicesterin në epërsi në minutën e 3-të.

Liverpuli e përmbysi rezultatin gjatë pjesës së dytë, ku shënoi tre gola.

Gakpo në minutën e 78-të, Szoboszlai në 70′ dhe Diogo Jota në minutën e 89-të, ishin golashenues për Liverpulin.

Tutje në 1/8 e finales ka kaluar edhe skuadra e Chelseas, e cila mposhti në shtëpi skuadrën e Brightonit, me rezultat minimal 1-0.

Golin e fitores e ka shënuar Nicolas jackson, në minutën e 51-të./IndeksOnline/