75 Mall Live Search
22:58 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Liverpuli përmbys Leicesterin dhe merr tre pikë të rëndësishme

Liverpuli ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme në Premier Ligë.

Redsat fituan me përmbysje ndaj Leicesterit me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi qysh në fillim të ndeshjes me golin e Hall-Dewsburyt në minutën e 5-të.

Liverouli arriti ta kthente rezultatin qysh në pjesën e parë fal dy autogolave të futbollistit belg Wout Faes në minutat 38 dhe 45.

Me këtë fitore Liverpuli mbetet në pozitën e 6-të në tabel me 28 pikë duke qëndruar në garë për një vend në garat evropiane, kurse Leicesteri renditetn në vendin e 13-të me 17 pikë./IndeksOnline/