Liverpuli përshendet nga gara për titull, pëson humbje nga Wolves
Liverpuli ka humbur shpresat për titullin e Premierligës për këtë sezon.
Kjo vjen pasi ”Reds” sonte pësoi humbje nga skuadra e fundit në tabelë, Wolves, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Rodrigo Gomez shënoi golin e epërsis për ”Ujqit”, në minutën e 78-të.
Pas pesë minutave, Mohamed Salah shënoi golin e barazimit.
Por pak para fundit të takimit, Andre shënoi golin e fitores për Wolves, në minutën 90+4.
Kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje nga fundi i kampionatit, Liverpuli renditet në vendin e pestë, me 48 pikë, 16 pikë prapa liderit të tabelës, Arsenalit.
Nga ana tjetër, Wolves është në pozitën e fundit në tabelë me 16 pikë, derisa kjo ishte fitorja e tretë këtë sezon, dhe e dyta radhazi në 30 ndeshje të zhvilluara./IndeksOnline/

