75 Mall Live Search
16:34 / E Premte, 17 Qershor 2022 / Gj. Sh

Liverpuli pranon ofertën e Bayernit për Mane

Skuadra angleze Liverpul ka pranuar ofertën e Bayern Munchen për sulmusin senegalez Sadi Mane.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i markotos, Fabrizio Romano, transmeton Indeksonline.

Ai ka njoftuar se Liverpuli ka pranuar ofertën e Bayernit pasi që Sadio Mane e dëshironte një kalim tek klubi gjerman.

Klubet kanë arritur marrëveshje për një takim i cili do të ndodh sonte në Angli, ku janë duke u përgatitur edhe kontratat.

Senegalezi e ka njoftuar klubin e Liverpulit për vendimin menjëherë pas finales së Ligës së Kampioneve.

Shifra e marrëveshes mes Bayernit dhe Liverpulit për Sadio Manen u arrit për 32 milionë + 9 milionë bonuse.

Testet mjeksore pritet të bëhë shumë shpejt./Indeksonline/