75 Mall Live Search
15:36 / E Shtunë, 17 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Liverpuli shënon fitore bindëse ndaj Brentfordit

Liverpuli ka shënuar një fitore tjetër në Premierligën angleze.

Djelmoshat e Jurgen Klopp mposhtën në udhëtim skuadrën e Brentfordit, me rezultat të thellë 4-1, shkruan IndeksOnline.

Darwin Nunez hapi serinë e golave në minutën e 35-të. Me rzultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Epërsinë e Liverpulit e dyfishoi Alexis Mac Allister në minutën e 55-të.

I rikthyeri nga lëndimi, Mohamed Salah shënoi golin e tretë për ‘Redsa’, në minutën e 68-të.

Shtatë minuta më vonë, Brentfordi ngushtoi rezultatin me golin e Ivan Toney.

Fitoren e Liverpulit e vulosi Cody Gakpo në minutën e 86-të të ndeshjes.

Kjo fitore e mban Liverpulin si lider të Premierligës me 57 pikë, pesë më shumë se Manchester City dhe Arsenali.

Në anën tjetër, Bretfordi renditet në venidn e 14-të, me 25 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/