75 Mall Live Search
22:57 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / Gj. Sh

Liverpuli shënon fitore kundër Wolvesit, shpreson për garat evropiane

Liverpuli i është rikthyer fitoreve në Premierligën angleze.

Redsat mposhtën Wolvesin me rezultat 2-0 në ndeshjen e mbetur të javës së 7-të, shkruan IndeksOnline.

Virgil Van Dijk në minutën e 73-të dhe Mohamed Salah katër minuta më vonë shënuan golat për skuadrën e Liverpulit.

Me këtë fitore Liverpuli shkon në kuotën e 39 pikëve, duke u renditur në pozitën e gjashtë dhe shpreson për një vend në garat evropiane.

Në anën tjetër Wolvesi renditen në vendin e 15-të me 24 pikë./IndeksOnline/