75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Liverpulit pa probleme ndaj Sheffield Unitedit, nuk e lë rehat Arsenalin

Liverpuli ka shënuar një tjetër fitore në Premierligën angleze.

Djelmoshat e Jurgen Klopp mposhtën në udhëtim Sheffield Unitedin me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Virgil Van Dijk i dha epërsinë Liverpulit në minutën e 37-të.

Golin e sigurisë e shënoi Dominik Szoboszlai në 90+4.

Kjo fitore e dërgon Liverpulin në vendin e dytë në tabelë me 34 pikë, dy më pak se Arsenali.

Në anën tjetër, Sheffield United renditet në vendin e fundit me 5 pikë./IndeksOnline/